November 25, 2024

Majlinda Bregu garon për postin e sekretarit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

 Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka nisur lobimin për postin e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Përballë saj për këtë post kandidon ish-kryeministri i Malit të Zi, Igor Llukshiq.

Zonja Bregu ka zhvilluar takime zyrtare në Kosovë dhe në Maqedoni.

Në Prishtinë, ajo ka zhvilluar një takim me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, ndërsa në Maqedoni ka takuar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Ajo thotë se turin e takimeve do ta vijojë në Beograd, Podgoricë dhe në Sarajevë

Përballë Majlinda Bregut kandidon për këtë post ish-kryeministri i Malit të Zi, Igor Llukshiq

Facebook Comments

MineralHygienics.com