Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur për herë të parë në lidhje me lëvizjen që kanë nisur kundërshtarët e tij në PD. Disa prej kundërshtarëve të tij, nuk kanë mohuar edhe themelimin e një partie të re.
‘PD sapo ka përfunduar procesin e analizës.
Është e drejta e çdokujt të bëjë zgjedhjen politike.
Pretendimi që propozimet nuk janë shqyrtuar nga kryetari janë pretekst. Ato nuk shqyrtohen nga kryetari, por nga kuvendi.
Nuk është kryetari që i diskuton propozimet, por forumet. Kryetari ka të drejtë të bëjë propozimet e tij, bashkë me të tjerët. Unë ftojë të gjithë që të bëjnë propozimet e tyre.
Sulmet ndaj kryetarit dhe PD-së nuk i shërbejnë demokratëve, kur ka krim në pushtet, kur policia është e kapur nga krimi etj.’