Nuk arrij të ngopem me rrezen time të diellit”.
Ky është dedikimi special që këngëtari Enrique Iglesias ka bërë për vajzën e tij.
Dedikimi i këngëtarit vjen pasi ai ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku shfaqet duke puthur pafund vajzën e tij të vogël.
Enrique është martuar me Ana Kuornikovën dhe së bashku kanë sjellë në jetë dy binjakë dhjetorin e vitit të kaluar.
Pak kohë më parë çifti prezantoi binjakët e tyre me fansat, duke postuar sëcili nga një foto, edhe pse nuk arrihej të bëhej dallimi se cili prej tyre ishte djali dhe cila vajza.