Mish viçi, domate, qepë, spec i bluar, me pak pure patatesh – dhe kjo është drekë e shkëlqyeshme e cila do t’u pëlqejë të gjithëve!
Përbërësit:
– 800 g mish viçi (të butë), – 4 qepë të madhësisë mesatare, – një filxhan i plotë lëng domateje, – 3 thelpinj hudhre, – piper, – kripë, – spec i kuq i bluar, – 1 lugë e gjysmë niseshte, – shtojcë: pure patateje apo makarona të zier.
Përgatitja:
Fërgoni qepën e grirë deri sa të marrë ngjyrë të gështenjtë (derisa të karamelizohet), shtoni kripën dhe mishin, në mënyrë që të mbulojë qepën – pastaj edhe hudhrën, piperin, specin e kuq, domaten e zier.
Të gjitha fërgoni në zjarr mesatar, derisa mishi të zbutet, duke shtuar ujë sipas nevojës.
Tundni 1 lugë e gjysmë niseshte me pak ujë dhe shtojani masës kur mishi të zbutet.
Shërbejeni me pure patateje apo me makarona, ndonëse kjo gjellë shkon mirë edhe me qofte.