November 25, 2024

Alba Hoxha: Albi Nako donte të më hiqte që ditën e tretë! Ja pse…!

Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” ku foli për eksperiencën e saj të re dhe fillimet në balet.

Hoxha rrëfeu gjatë emisionit se ditën e tretë pasi ishte bërë pjesë e trupës së baletit, koreografi Albi Nako ka dashur ta heqë.

“Është një projekt i ri i Tv Klan të cilin ma besuan mua nëpërmjet një audicioni. Për të qenë e sinqertë lindi si ide e Albi Nakos dhe ishte ai që më propozoi për të qenë pjesë e këtij projekti. Kishte dëgjuar për audicionet dhe më sugjeroi mua duke qenë se ai shpeshherë merret me balerinat e trupës, na jep ide dhe na shtyn për të ecur përpara në karrierë. Unë kam pothuajse 6 vjet që jam pjesë e trupës së baletit të Tv Klan. Jam futur me audicione në Klan dhe në fillimet e mia nuk kam qenë ashtu siç duhej dhe ditën e tretë pasi fillova Albi Nako ka dashur të më heqë, më thoshte: Ti je një drru i pagdhendur, trupi jot është si stemë rrënoje, fytyra jote si jastëk paje. Albi është i paparë. Në fillim u demoralizova por pastaj me ambicie dhe me punë arrita këtu ku jam”, tha Hoxha./tvklan

Facebook Comments

MineralHygienics.com