November 25, 2024

Rama nderohet nga SHBA me një çmim të rëndësishëm, ja motivacioni

Kryeministri Edi Rama është nderuar nga SHBA me “Çmimin për Pluralizmin Kulturor”. Çmimi i është akorduar Ramës nga kreu i Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer.

Lajmin për këtë çmim kryeministri e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

“Një surprizë e posaçme ceremonia e marrjes sot, në Shtëpinë e Bardhë, të ÇMIMIT PER PLURALIZMIN KULTUROR, dorëzuar nga i emëruari Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer.

Çmimi për angazhimin në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e të së vërtetës historike, një nder shumë i veçantë për mua, qeverinë tonë dhe padiskutim Shqipërinë që rrezaton gjithnjë e kudo me shembullin e saj të mbrojtjes së popullit hebre gjatë orëve të zeza të Luftës së Dytë Botërore”, shkruan Rama./a.m.

Facebook Comments

MineralHygienics.com