Në një deklaratë për News 24 ai tha se djëli vuante nga migrena prej një viti dhe se merrte medikamentë për të. Një ditë më parë e kiste dërguar në spital pasi kishte temperaturë të lartë dhe pas injektimeve të mjekëve është qetësuar.
Mjekët e Tepelenës i kanë drejtuar prindërit drejt spitalit të Gjirokastrës pasi nuk ka mjek pediatër në Tepelenë por prindërit e kanë dërguar në shtëpi.
“Prej një viti e gjysmë fëmija vuante nga migrena. Ne e cuam me temperaturë 39 në spital, ata i bënë një gjilpërë dhe pastaj i zbriti në 36 gradë. Mjekët e spitalit të Tepelenës më thanë ta dërgoj në Gjirokastër por unë nuk e çova. Nuk e çova sepse ai u bë më mirë. filloi të më fliste.
Nga ora 4 e mëngjesit sot ai ishte shumë sëmurë dhe tek shkallët më vdiq. Nuk arrita ta coj deri në spital. Nuk kanë faj mjekët,” tha babai.