November 25, 2024

Kryemadhi thirrje Ramës: Largohu sa më shpejt

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur në ambjentet e jashtme të Kuvendit në lidhje me kapjen e sasisë rekord të kokainës  në portin e Durrësit.

Kryemadhi i kërkoi Ramës “të distancohet, të marrë përsipër përgjegjësitë, të largohet sa më shpejt nga krimi i organizuar”.

Sa i përket Vetingut në Polici, Kryemadhi u shpreh se ai është i domosdoshëm, ndaj duhet bashkëpunim i të gjithë aktorëve politikë.

Kjo sasi kaq e madhe e kokainës, rekord jo vetëm në Shqipëri, “tregon mjerimi ku është zhytur vendi, e them se krimi i organizuar që ka zaptuar cdo institucion po kalbëzon çdo qelizë të familjes shqiptare dhe shtetit”- tha ajo per mediat.

Facebook Comments

MineralHygienics.com