Media italiane shkruajnë se Matteo Renzi, është duke paguar falimentimin e ëndërrave të tij.
Ai shprehej se nuk do të donte ta linte partinë në duar të të tjerëve, ndërsa ajo binte poshtë 25 përqindëshit të Bersanit, në vitin 2013.
Por sot PD e drejtuar nga Metteo Renzi ka rënë poshtë 20 përqindëshit.
Pikërisht pas këtyre rezultateve shumë të dobëta, Renzi nuk mund të qëndronte më në drejtim të partisë dhe për këtë qëllim është duke menduar dorëheqjen.
Por ky lajm i bërë publik nga ANSA, duket se nuk është pritur mirë nga partia. Zëdhënësi i PD-së Marco Agnoletti është shprehur se ‘nuk rezulton që Matteo Renzi të ketë dhënë dorëheqjen’.