November 25, 2024

Votimet në Itali,incidente dhe parregullsi

Në procesin e votimit do të marrin pjesë më shumë se 46 milionë persona me të drejtë vote për Dhomën e Deputetëve dhe 43 milionë për Senatin e Republikës.

Ndërkohë gjatë ditës janë regjistruar incidente dhe hapje me vonesë të qendrave të votimit në Siçili dhe Palermo.

Numërimi i votave do të nisë menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit duke filluar nga ato për Senatin.

Deri në mesditë është regjistruar një pjesëmarrje deri në 19,29%, e cila në orët në vijim pritet të jetë më e lartë.

Incidente të vogla janë shënuar në Palermo, Romë dhe Lesandria, ku disa nga fletët e votimit janë shtypur nga e para për shkak të gabimeve në emrat e kandidatëve.

Facebook Comments

MineralHygienics.com