June 10, 2026

Aktori vesh çizmet e uniformën e punonjësit të Bashkisë. Ja cili eshte ai

Bes Kallaku zgjodhi që të veshë çizmet dhe uniformën e punonjësve të Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë të reja, duke kontribuar në këtë mënyrë për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm.

“Trimi i mirë me shokë shumë” vlen më shumë se çdo gjë tjetër për aksionin tonë të gjelbërimit. Ndaj, e falenderoj më gjithë zemër IFC-në dhe Bankën Botërore sepse janë jo vetëm operatorë të mëdhenj të zhvillimit në Shqipëri, por edhe të zhvillimit të qëndrueshëm, për investime afatgjata në natyrë, mjedis, gjelbërim”, tha Veliaj.

Ai shtoi se kushdo që mbjell pemë i kthen natyrës dhe qytetit borxhin e kirijuar në gjithë këto vite tranzicion, si dhe kontribuon në përmirësimin e cilësisë jetës. “Sa më pranë të jemi me natyrën, sa më shumë t’i kthejmë asaj borxhet që i kemi nga zhvillimi i 27 viteve në Tiranë, ku është menduar vetëm ku do strehohemi, por jo për cilësinë e jetës, më vjen mirë që po mendojmë për cilësinë e jetës. Patjetër që do mendojmë ku do strehohemi, por mund ta rrisim cilësinë për ta trajtuar qytetin nga një konvikt për 1 milionë banorë, në një vendbanim të shëndetshëm për 1 milionë banorë. Diferenca nga konvikti në vendbanim është se vendbanimi ka oksigjen, ka gjelbërim, ka sport, ka aktivitet në natyrë. Ky është ndryshimi cilësor për Tiranën”, u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj theksoi se të kujdesesh për gjelbërimin sot, investon për të ardhmen e qytetit dhe shoqërisë nesër. “Çdokush prej nesh që e mban mend se si gjyshërit tanë pyllëzuan kodrën e shkretë të asaj që sot është Liqeni i Tiranës para 50 viteve, e kanë të qartë se si do duket pas 50 viteve ky vend tek Liqeni i Farkës. Në fakt, ndryshimi po duket që tani, por unë besoj që më e mira është përpara. Ka ardhur koha të mos mendojmë më shumë për zgjedhjet e ardhshme, se sa për gjeneratën e ardhshme. Kur mendojmë për gjeneratën e ardhshme, ky qytet do të vazhdojë shumë gjatë”, tha Veliaj.

Ndaj, u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë ditët që kanë mbetur deri në 21 Mars për të mbjellë dhe ata pemën e tyre, sidomos në raste festash e gëzimesh. “Po afron 7 marsi, një sebep tjetër për të mbjellë për mësuesit. Po afron 8 marsi, një sebep tjetër për të mbjellë për nënat dhe për motrat. Po afron 21 marsi, dita kur duam të kalojmë rekordin tonë, të 100 mijë pemëve. Kështu që, cilido qoftë sebepi, mbillni pemë, jetë dhe oksigjen”, nënvizoi Veliaj.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com