Barcelona ka bërë një tjetër hap fals, këtë herë në transfertën ndaj modestëve të Las Palmasit, ku nuk ka marrë më shumë se një barazim 1-1.
Messi i dha avantazhin katalanëve, që në minutën e 21-të, duke dhënë idenë se çdo gjë do të jetë e lehtë për Barcelonën.
Gjithsesi, Las Palmasi u impenjua maksimalisht dhe barazoi në fillim të pjesës së dytë, me anë të një 11-metërshi të ekzekutuar saktë nga Calleri, rezultat të cilin e mbrojti me fanatizëm deri në fund.
Tashmë Barcelona ka 5 pikë më shumë se Atletico dhe gara për titullin në La Liga, mund të konsiderohet tërësisht e hapur.