Ka përfunduar takimi i Presidentit Ilir Meta me deputetët e Komisionit të Jashtëm në Presidencë lidhur me transparencën e negociatave me Greqinë për Kufirin Detare midis dy vendeve.
“Presidenti, – tha paloka, -I përgjigjet detyrimit për t’i qëndruar fort vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk dua të hyj në detaje sepse ka dhe një lloj konfidenciaiteti, takimi, por shqetësimi që ngritëm ne si opozitë ishte mungesa e transprencës: Pse kjo mungesë transparente dhe a ka arsye për të fshehur diçka?
Ky ishte qëndrimi ynë parimor dhe pati kërkesa për përbërje më të mrië të grupit negociator sepse ka grupe që ngrenë rezerva ndaj disa negociatorëve dhe duhen hequr dyshimet që ngrihen.”