November 25, 2024

Pakti detar, Kotzias: Marrëveshja e 2009, fantazëm! Duhen korrigjime

Pas akuzave dhe kerkeses se ish ministres greke Dora Bakojanis, Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka dhene detaje gjatë interpelancës në parlament lidhur me  negociatat e paktit detar me Shqipërinë.

Mediat greke raportojne se Kotizas duke iu referuar paktit te vitit 2009, ka deklaruar se “Një marrëveshje e vërtetë eshte më mirë se një marrëveshje fantazëm”.

Me tej, ai ka pranuar se gjenden perballe tri alternativave: “ose të mos bëjmë marrëveshje, ose të pranojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ose të përpiqemi të korrigjojmë çështjet teknike”.

“Unë pres që një mirëkuptim dhe bashkëpunim. Sa herë që të doni, unë jam në dispozicionin tuaj për t’ju informuar. Nuk është mirë të nxirren përfundime nga raportet e shtypit. Ministria e Jashtme e Shqipërisë është në një mosmarrëveshje me Presidentin shqiptar”- tha ai, nderkohe qe duke iu referuar vendimit te Kushtetueses theksoi se “eshte nje ceshtje qe nuk u duhet”.

Ai ka dhene detaje me tej edhe per grupin negociator te pales greke te perbere nga 10 persona.

“Grupi ynë negociator përbëhet nga 10 persona. 8 janë zyrtarë të ministrisë së jashtme, një personalitet i të drejtës ndërkombëtare dhe një specialist i hatrografisë”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com