November 25, 2024

Jep dorëheqjen zyrtarja 29-vjeçare nga puna në Shtëpinë e Bardhë

Lajmi për dorëheqjen erdhi një ditë pasi ajo i tha Dhomës së Inteligjencës të Shtëpisë se asaj i kërkohej kohë pas kohe të tregonte “gënjeshtra të bardha” si pjesë e punës së saj. Megjithatë, vetë Hicks e kishte menduar ta linte punën që muaj më herët, raporton New York Times.

Raportohet se Hick u tha miqve se ajo ndjeu se kishte arritur të gjitha ato që mund të arrinte në pozicionin e saj të nivelit të lartë.

Hicks u bashkua me fushatën e Donald Trump në 2016 dhe ishte një nga këshilltaret më jetëgjata e të besuara të presidentit dhe e fundit mbetur nga rrethi i tij i brendshëm në stafin e zyrtarëve të lartë në Shtëpinë e Bardhë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com