November 25, 2024

Droga që u përhap në autostradë pas aksidentit do shkonte në Kukës

Ngjarja kur një makinë u përplas me një tjeter në rrigë në afrësi të Milotit fillon të nxjerre të tjera detaje. Sipas Policiës së Lezhës sasia e droges së zbuluar është 50 kg e 730 gram e llojit kanabis sativa e cila është sekuestruar në cilësinë e proves metariale, ndërsa është arrestuar në flagrancë shtetasi Fadil Tershalla 25 vjeç banues në Kukes si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit H.S, B.C dhe L.H, banues në Gostil Kukës. Pas aksidentit 3 përsonat arriten të largohen nga vendi i ngjarjes, duke i shpëtuar arrestimit nga ana e policisë. Sipas burimeve destinacioni i lëndës narkotike ka qenë qytetit i Kukësit, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbuluar aktivitetin e këtij grupi që merrej me trafikimin e droges.

Zbulimi i lëndës narkotike ishte krejt rastësisht për Policinë e Lezhës, e cila kishte shkuar në vendin e ngjarjes pas përplasjes së dy automjeteve. Sasia e droges ishte e pakëtuar në bagazhin e automjetit tip audi me targa AA778FY dhe pas përplasjes një pjese e saj u përhap në rrugë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com