Komisioni i Jashtëm në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillon një seancë interepelancë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin në lidhje me marrëveshjet me Greqinë.
Gjatë diskutimeve, deputetit i PD-së, Tritan Shehu është shprehur se do të bëjnë një kërkesë me shkrim për thirrjen edhe të Presidenti të Shqipërisë, Ilir Meta në interpelancë.
I pyetur nga SYRI.net zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi është shprehur se ‘Presidenti Ilir Meta është gati të shkojë në çdo kohë në Parlament, kur ta kërkojë Komisioni i Jashtëm’.
‘Presidenti Ilir Meta është gati në çdo kohe t’iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve’, tha zëdhënësi Blushi.