November 25, 2024

Deputetja e PDK’së: Edhe dy vota do të sigurohen sot gjatë diskutimeve

Ende nuk janë siguruar dy votat për të arritur numrin e mjaftueshëm për kalimin e marrëveshjes së shënimit të kufirit ndërmjet Kosovës me Malin e Zi.

Deputetja nga PDK -ja, Blerta Deliu – Kodra për RTV21 tha se ende nuk i kanë dy votat, mirëpo sipas saj pritet të sigurohen nga diskutimet që do të bëhen në seancën e sotme.

Deri më tani janë siguruar 78 vota mirëpo, iu nevojitën edhe 2 të tjera për miratimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit Kosovë – Mal i Zi.

Kjo është hera e tretë që Kuvendi i Kosovës po tenton ta votojë demarkacionin. /rtv21/.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com