November 25, 2024

E dogjen me acid shqiptarët pasi i pagoi ish i fejuari

Pasi arriti që t’i mbijetonte një sulmi të tmerrshëm me acid të porositur nga ish-i fejuari i saj, Lucia Annibali po e përdor pushtetin e saj si një simbol në betejën kundër dhunës ndaj grave në parlamentin italian.

 

Avokatja Annibali arriti të gjente forcën për t’u rimëkëmbur, pasi për pak sa nuk humbi shikimin dhe u desh që t’i nënshtrohej disa ndërhyrjeve për rindërtimin e fytyrës. Tashmë ajo pritet që të garojë në zgjedhjet e 4 Marsit, për Partinë Demokratike italiane në qytetin e Parmës, shkruan AFP.

“Pas sulmit, mendova sesi mund të rikthehesha sërish në formën më të mirë. M’u desh të gjeja mënyrën më të mirë për të shfrytëzuar profesionin tim si avokate dhe kuptova se politika mund të ishte mënyra më e mirë”.

Pikërisht në Parma, Annibali iu nënshtrua të paktën 20 operacioneve për të rindërtuar fytyrën dhe u bë qytetare nderi në 2015-n.
Jeta e avokates ndryshoi përgjithmonë më 6 Prill të 2013-s, kur duke u kthyer nga puna për në shtëpi, në Pesaro, një person i mbuluar me kapuç i doli para e hodhi acid, duke i djegur 66 për qind të fytyrës, duke e shpërfytyruar rëndë dhe duke i rrezikuar shikimin.

“Fytyra ima po ziente për së gjalli, ulërita kaq shumë. Mund të ndjeja flluska që ishin ngritur në mollëzat e mia”, rrëfen avokatja, teksa kujton momentin e tmerrshëm.
Pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Parma dhe gjendja e saj u stabilizua, Annibali tha se pas këtij sulmi qëndronte ish-i fejuari Luca Varani.

Ky i fundit, gjithashtu avokat, u dënua në 2016-n me 20 vjet burg. Ai kishte paguar dy shqiptarë, të moshës 31 dhe 28 vjeç, për të kryer sulmin me acid.
“Kjo ngjarje më ndryshoi jetën përgjithmonë. Kur rifitova shikimin dhe mësova të ha sërish vetë, të gjitha këto beteja më bënë të rivlerësoja sërish jetën“, shprehet sot Annibali.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com