November 25, 2024

Juncker: E di që po e humbin durimin, por në Shqipëri e hasim intensivisht kriminalitetin e organizuar

Në intervistë për DW në kuadrin e turit të vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor, kryetari i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker, thekson nevojën e një perspektive të sigurtë europiane për këto vende.

Lidhur me një kalendar të mundshëm negociatash dhe antarësimi të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker thekson: „Gjatë të gjitha stacioneve të turit në Ballkan unë nuk premtova data antarësimi dhe as nuk do ta bëj këtë në ditët e ardhshme, madje as për vendet që ndërkohë janë duke negociuar për antarësimin. E gjitha varet nga substanca dhe jo nga përfytyrimet kalendarike. Mua më interesojnë afatet, por jo që prej tyre të harrohet thelbësorja. Këtë e kuptuan në Maqedoni, ndërsa në Shqipëri disi më pak, sepse Shqipëria ende nuk i ka nisur negociatat. Lidhur me këtë ne do të japim rekomandimet tona në prill. Por unë nuk mund ta parashikoj nga këndvështrimi i sotëm se si do të jenë këto rekomandime, sepse duhen bërë përparime thelbësore. Ne do të na duhet të verifikojmë që tani deri në prill, nëse do të ketë përparime të mjaftueshme substanciale.”

Sa u përket kushteve të antarësimit, Juncker nënvizon problemin e konflikteve të pazgjidhura kufitare në disa vende të Ballkanit Perëndimor: „Ndër këto kushte bën pjesë edhe zgjidhja e të gjitha konflikteve kufitare në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ne nuk mund t’i importojmë brenda BE-së konfliktet kufitare. Ne duam të sjellim stabilitet në këtë hapësirë, por nuk duam që kjo të na shpërblehet me destabilizim.”

Sa i përket emigracionit nga Ballkani Perëndimor drejt vendeve të BE-së Juncker thekson: ” Unë e di që shumë këtu po e humbasin durimin, kryesisht të rinjtë po e humbasin durimin këtu. Ka shumë shqiptarë, shumë maqedonas, shumë serbë që shkojnë drejt pjesës tjetër të Europës, sepse këtu nuk shohin më perspektivë. Ky emigracion i inteligjencës rajonale nuk është as në interesin e vendeve dhe as në interesin e BE-së. Balkani ka nevojë për një perspektivë  të sigurtë europiane. Por e theksoj, se së pari duhet substanca e pastaj kalendari.”

Ku konsiston dallimi mes vendeve më të avancuara dhe atyre ende në pritje të dritës së gjelbër për hapjen e negociataveë „Serbët negociojnë prej disa kohësh, ndaj edhe kanë më shumë përparime për të komunikuar në krahasim p.sh. me shqiptarët, që ende nuk kanë hyrë në procesin e negociatave. Lidhur me ëështjen e shtetit ligjor, lirinë e shtypit, reformat në gjyqësor, lufta kundër pastrimit të parasë së kriminalitetit të organizuar, në të gjitha këto drejtime duhet të bëhen përparime thelbësore. Këto probleme i diskutuam edhe në Shqipëri. Atje duhet të arrijmë shumë përparime, sepse hasim intensivisht me kriminalitetin e organizuar brenda vendit dhe si një artikull eksporti jashtë vendit. Pra e kam të qartë që gjatë këtij turi nuk do të jem i dëshiruar, sepse nuk premtoj asnjë datë.”

Facebook Comments

MineralHygienics.com