Bora është fenomen i rrallë në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Dhe si i tillë të rritur e të vegjël i gëzohen flokëve të bardhë të borës.
Mëngjesi i sotëm e ka gjetur Tiranën të gjithën të zbardhur, duke bërë që kësaj atmosfere të mos i shpëtojë as Kryeministri Edi Rama.
Për të uruar ndjekësit e tij për një ditë të mbarë, ai ka publikuar në Facebook një fotografi të pazakontë nga sheshi “Skënderbej” dhe konkretisht nga shtatorja e heroit tonë kombëtar të mbuluar nga dëbora.
“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje të pazakontë të përmendores së Skënderbeut në qendrën e Tiranës zbardhur prej dëborës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.