I ftohti me temperaturat ekstreme që ka pushtuar të gjithë Europën, ditët e fundit ka pushtuar edhe vendin tonë dhe, sipas parashikimeve, pritet të vijojë edhe për të paktën dy ditë të tjera. Sipas sinoptikanëve, edhe dita e mërkurë dhe e enjte do të dominohen nga reshje shiu dhe bore në pjesën më të madhe të territorit.