Kuvendi i Kosovës do ta ketë të mërkurën tentativën e tretë për ta ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ndryshimi i vetëm, pas dy përpjekjeve të para, është arritja e konsensusit mes partive shqiptare në pushtet dhe LDK-së, shkruan sot Koha Ditore.
Për të arritur numrin e nevojshëm duhen të paktën edhe dy vota, të cilat po kërkohen brenda Grupit parlamentar të Vetëvendosjes ose edhe te Lista Serbe, parti kjo që është pjesë e koalicionit qeverisës, por që deri tani ka kundërshtuar Marrëveshjen e demarkacionit.
Derisa Vetëvendosje, me gjithë përçarjet, ka paralajmëruar votë kundër, mbështetja e Listës Serbe është thënë se do të varet nga takimet në kuadër të dialogut të Brukselit, ku temë diskutimi të martën ka qenë edhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.