November 24, 2024

Detyrohet te bej ulje avioni ku udhetonte Haradinaj

Avioni me të cilin po udhëtonte nga Londra në drejtim të Prishtinës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka arritur dje të ulet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve të mëdha të borës.

Portali “Telegrafi” raportoi se avioni është detyruar të ulet në Aeroportin e Sofjes, në Bullgari, njofton Illyria. Haradinaj po kthehej nga Londra, ku ka marrë pjesë në Samitin WB6, të organizuar nga Banka Evropiane për Zhvillim (BERZH). Në samit morën pjesë kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com