Deputeti i PD-së në Qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi, shprehet se Artur Meçollari është larguar nga Ministria e Mbrojtjes pasi ka shkelur statusin e ushtarakut dhe se disponohen dokumente, sipas të cilave ai nuk mund të jetë as pjesë e grupit negociator për delitimimin.
Në një intervistë për Report Tv, Gjunkshi shprehet se Meçollari nuk ka integritet të plotë për të përfaqësuar këtë komision për të cilën është ngritur.
Dje janë mësuar tre emrat e ushtarakëve që janë emëruar nga zoti Ilir Meta për të qenë në grupin negociator, bëhet fjalëpër palën greke. Si i keni parë këto kandidatura?
Nuk është në tagrin tim të bëj të tilla vlerësime. Ajo çfarë mund të them është se Artur Meçollari, për të gjithë dokumentacionin që disponon Ministria e Mbrojtjes, nuk mundet të jetë pjesë e grupit negociator për të përcaktuar fatet e hapësirës territoriale detare të vendit tonë.
Përse ?
Gjunkshi: Për ato arsye që ai është larguar nga Forca e Armatosur. Ai ka shkelur Statusin e Ushtarakut. Është i vërtetuar që ekzistojnë dokumenta të plota që vërtetojnë që ai ka shkelur Statusin e Ushtarakut.
Po flasim për nje person që është certefikuar nga NATO, pra një person që konsiderohet me vlera. Ku qëndron pikëpyetja?
Gjunkshi: Këtu nuk bëhet fjalë për një marrëdhënie midis Shqipërise me NATO-n. Këtu kemi të bejmë me një marrëdhënie që ka të bëjë me interesin kombëtar.
Po e theksoj dhe njëherë që është i gjithë dokumentacioni i nevojshëm, i plotë që Meçollari nuk ka integritetin e plotë për të përfaqësuar këtë komision për të cilën është ngritur.
Përsa i takon anëtarit tjetër, Komandant i Forcave Detare, Major Dedgjoni, nuk është aspak i kualifikuar në fushën për të cilën është kërkuar që të negociojë.