Plot 100 milionë dollarë u vlerësua pasuria e Elvis Presleyt pas vdekjes së tij.
Por vlera totale e markës, “Elvis”, duke përfshirë pasurinë e famshme në Graceland, me kalimin e viteve ka arritur shifrën marramendëse, të cilat i kanë kaluar në pronësi të bijës, kur ka mbushur 25 vjet, Lisa Marie.
Kjo e fundit pretendon t’i kenë mbetur vetëm 14 mijë dollarë dhe akuzon ish-menaxherin, Berry Sigel, për shkrirjen e pasurisë.
Ajo pohon se Sigel “nuk ishte i kujdesshëm, neglizhent dhe menaxher i keq”.
Avokati i Sigel, Leon Gladstone tha: “Është e qartë që Lisa Marie po kalon një kohë të vështirë në jetën e saj dhe po kërkon të fajësojë të tjerët në vend që të marrë përgjegjësitë për veprimet e saj”.