Juljan Deda është një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar. Ndërsa së fundmi Deda ka habitur me deklaratën e tij.
Juli është pyetur nga emisioni “Thumb” nëse në të 20-at e tij ai ishte nga ata djem që pëlqente të ngacmohej apo të ngacmonte vajzat. Aktori i ka habitur të gjithë me përgjigjen e dhënë.
“Me femra s’i kam pasur punët mirë se kam qenë gjithmonë barkderr e s’me donin. Nuk më preferonin vajzat!”, – përgjigjet Juli.
Ndrësa gazetari e ka ngacmuar duke i thënë se tani kohët kanë ndryshuar dhe se femrat i preferojnë meshkujt e shëndoshë, Juli i’a kthen: Epo, tani unë u plaka, s’bëj dot gjë se më merret fryma!”.