Një burrë 58 vjeç në kryeqytet është gjetur i plagosur rreth orës 20.15 në “Rrugën e Elbasanit”. F.S. është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas marrjes së njoftimit, Policia mbërriti në vendngjarje dhe sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, 58-vjeçari ka prerë damarët e njërës dorë me thikë nën efektin e alkoolit.
Nga kontrolli fizik i bërë, ju gjet në xhep thika me të cilën ka prerë damarët e dorës, njofton Policia.