Modelja e njohur spanjolle, Eva Padlock ka rrëfyer “fiksimin” e saj për futbollistin e famshëm, Cristiano Ronaldo.
Në një intervistë për mediat rozë në Spanjë, 33-vjeçarja ka pranuar se do të dëshironte një romancë me portugezin.
“Futbollisti që më emocionon është Cristiano Ronaldo. Do të doja të kisha një romancë me të, por tashmë e di që është e pamundur, pasi ai ka një martesë të lumtur dhe të qëndrueshme”, tha bukuroshja e lindur në Barcelonë.
Eva Padlock është një tifoze “e thekur” e Barcelonës, por thekson se kjo nuk e ka penguar të simpatizojë yllin portugez.