November 24, 2024

Digjet makina e Konsullatës shqiptare në Selanik

Një automjet me targa diplomatike i konsullatës së përgjithshme të Shqipërisë në Selanik është shkatërruar krejtësisht, pas një shpërthimi për të cilin ende nuk dihet shkaku.

Ngjarja ka ndodhur në ora 02,30 të mesnatës së të dielës, në zonën Tumba të Selanikut.

Në vendngjarje shkuan 8 zjarrfikës me dy mjete që e shuajtën zjarrin, duke mos lejuar përhapjen e tij.

Burime zyrtare konfirmuan se mjeti i përkiste oficerit të kontaktit të Policisë së Shtetit të akredituar pranë konsullatës së Shqipërisë, Renaldo Ndoni.

Dyshohet se shpërthimi është realizuar nëpërmjet zjarrëvënies brenda serbatorit të mjetit.

Policia vendase po heton mbi autorët e mundshëm, duke pasur si pistë të parë faktin që automjeti kishte targa diplomatike.

Nuk janë të rralla rastet në Athinë dhe Selanik që mjete me targa diplomatike sulmohen nga anarkistë.

Rasti më i fundit ishte më 20 janar, kur dy makina të ambasadës së Ukrainës në Athinë u shkatërruan krejtësisht dhe një tjetër pati dëmtime mjaft të rënda.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com