Janë bërë publike disa nga emrat e grupit negociator shqiptar që do të hyjë në bisedime zyrtare me Greqinë për të përgatitur marrëveshjen e kufirit detar mes dy vendeve. Ministria për Evropën deklaroi sot se i ka plotësuar kërkesat që iu parashtruar nga Presidenti Ilir Meta në këmbim të dhënies së Autorizimit për Plotfuqishmëri për marrëveshjen mes dy vendeve.
Emrat janë personalitete nga të gjitha fushat, të cilat kanë preken nga marrëveshja e kufirit detar mes dy vendeve:
Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare
Artur Meçollari nga Ministria e Mbrojtjes
Qirjako Qirko, ambasador në Britaninë e Madhe
Aida Hajna, Zv.Drejtore e Policisë Shtetit
Arsen Mullai
Viktor Doda
Ardian Bylyku, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore
Armand Skapi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë
Ferdi Hysi, Instituti i Gjeografisë
Lorenc Çela nga Instituti i Gjeohapësirës