November 24, 2024

Kreu i Antimafias: Krimi ka lidhje politike. Ne në Itali ligjin e kemi të barabartë për të gjithë

Prokurori i antimafias italiane, Frederico De Raho ka qenë i ashpër në deklaratën e tij të dhënë për media, pas takimit me kryeprokuroren e përkoheshme, Arta Marku.

De Raho është shprehur se ‘në Itali i hetojnë të gjithë pa përjashtim’.

Pas takimit me Markun ai ka folur për gazetarët që po e prisnin të dilte nga takimi.

‘Janë zhvilluar hetime. Bandat shqiptare dominojnë në Itali dhe grupet kriminale që janë të pranishme, kanë lidhje edhe me një pjesë të politikës’, është shprehur De Raho për mediat shqiptare.

Sipas tij, ‘grupet shqiptare të trafikut të drogës dhe kanë aleanca me grupet italiane’.

‘Ka pasur një bashkëpunim mes Italisë dhe Shqipërisë’,-la të kuptohej prokurori i Antimafias italiane.

Pyetjes për Saimir Tahirin ai i dha këtë përgjigje: ‘Ne bashkëpunojmë me të gjithë ata që kanë objektiv luftën kundër krimit të organizuar dhe mafias. Ne kemi një rregull në Itali, ligji që zbatohet në mënyre të barabartë për të gjithë qytetarët’.

Facebook Comments

MineralHygienics.com