November 24, 2024

Berisha ankohet për mbylljen e guroreve në Skrapar

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje sipërmarrësve që gëryejnë zonat natyrore në Skrapar për të nxjerrë gurë. Pas mbylljes së tyre, Berisha ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook ku tregon një mesazh që sipas tij i ka ardhur nga një qytetar dixhital.

“Rama mbylli guroret e Skraparit per llogari te Zotkes dhe xhepave te tij! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital mbi te verteten e mbylljes se guroreve dhe lenies pa rroga te 1200 puntoreve ne Skrapar. Sb,” thotë Berisha duke ju referuar një mesazhi anonim në Facebook.

Nuk dihet ende nëse “qytetari dixhital” ka qenë vërtet punonjës në gurore apo në ndonjë seli partie që interesohet për mos mbylljen e tyre. (“Mbase sepse ish-kryeministri e ka pikë të dobët Skraparin”)

Facebook Comments

MineralHygienics.com