November 24, 2024

Mund të bjerë borë edhe në Tiranë

Nga dita e diele pritet të ketë ulje temperaturash dhe reshje shiu e bore pasi territori i vendit preket nga i ftohti siberian që deri të premten e javës tjetër pritet të mbërthejë gjithë Europën.

Ngricat do kaplojnë gjithë territorin me përqendrim më të lartë në zonat veriore dhe veri-lindore, por nuk përjashtohen as zonat e ulëta, siç bën me dije Meteoalb. E pyetur nga ndjekësit në Facebook, nëse ka shance që të ketë borë në Tiranë, sinoptikania Tanja Porja përgjigjet: “Po, ka shumë shanse, por të shohim sa do ulen TEMP të dielën”.

Parashikimi i motit sipas IGJEUM: RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt.24) dhe nesër (e diel, dt.25) në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshje dëbore në 300m mbi nivelin e detit, por në Veri në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

Përgjatë fillimit të javës tjetër reshje dëbore mund të shfaqen edhe në zonat e ulëta fushore dhe ato bregdetare (por, mundësi më e lartë për qarqet Shkodër dhe Lezhë).
Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 13
në vendet e ulëta: 5 / 12
në vendet malore: -4 / 10 °C.

ERA: sot pasdite (e shtunë, dt.24) dhe nesër (e diel, dt.25) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare

Facebook Comments

MineralHygienics.com