Kryeministri Edi Rama, ministrat, prefektët dhe drejtorët do të zhvendosen për dy ditët e fundjavës në qytetin e Beratit.
Mësohet se qeveria ‘Rama 2’ do të akomodohet në ambientet e një prej hoteleve më të mira që ka qyteti, “Grand White City”.
Sakaq, Rama, përveç axhendës ka ndarë edhe detyrat për ministrat, prefektët dhe krerët e PS-së në qarqe të cilët duhet të sigurojnë pjesëmarrjen e drejtorëve përkatës.