Prokuroria e Krimeve të Rënda u është drejtuar autoriteteve italiane me një letërporosi të re për marrjen e dëshmive të disa prej të akuzuarve në çështjen “Tahiri”.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge dhe favorizim të bandës Habilaj.
Organi i akuzës kërkon marrjen e dëshmive të Nazer Seitit dhe Moisi Habilajt, respektivisht të njohur si “ekonomisti” dhe kreu i bandës së Habilajve.