November 23, 2024

Stilistja shqiptare në festivalin e filmit Berlinale 2018

Festivali Ndërkombëtar i Filmit, i njohur ndryshe si “Berlinale”, edhe këtë vit kishte në garë për trofeun e “Ariut të Artë”, shumë produksione kinematografike të njohura, dhe artistë nga e gjithë bota. Por, këtë herë, ajo që na bën të ndihemi vërtet krenar, është prania e stilistes kosovare Blerina Kllokoqi Rugova, një nga emrat më të njohur në Kosovë.

Shumë e famshme për punën e saj dhe koleksionet e veçanta, ajo është e preferuara e shumë personazheve të njohur publik në Kosovë, nga politika, tek arti, biznesi, kultura, etj.

Stilistja Blerina Kllokoqi Rugova u shfaq në tapetin e kuq të edicionit të 68-të të festivalit “Berlinale” me ekipin e filmit “Kijem Holanda”, i nominuar ky në kategorinë  “Shorts/Generation 14 plus”. Dy aktorët kryesor të këtij filmi u prezantuan në këtë aktivitet të rëndësishëm me veshjet e stilistes së njohur. Ndërsa, përmes një postimi të fundit në instagram, ajo nuk e fshehu kënaqësinë e pjesëmarrjes në një event të kësaj natyre duke shkruar: “Ndjehem e privilegjuar që isha pjesë e ekipit të Kosovës në festivalin e filmit në Berlin. Një falënderim i veçantë shkon për Anitën, Solidin dhe stafit BKR që na ndihmuan në paraqitjen e dy yjeve shqiptarë: Andit dhe Florisit. Faleminderit MRSK dhe QKK!

Image

Facebook Comments

MineralHygienics.com