November 23, 2024

Petulla “Lokumadhe”

Përbërësit për petulla “lokumadhe”:

  • 8 gr ose një lugë e rrafshët me maja të thatë
  • 2 lugë gjelle ujë të nxehtë
  • 3 dhe 1/4 filxhan miell të zakonshëm
  • 1 filxhan qumësht
  • 2 lugë gjalpe ose margarinë ( i butë )
  • 1 vezë
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë supe miell
  • vaj lule dielli për skuqjen.
  • sheqer, kanellë për të lyere petullat (lokumadhet).

Përgatitja e petullave “lokumadhe”:

Në një enë gatimi, vendosim majanë me ujin e nxehtë, i lemë 5 minuta deri sa majaja të nxjerrë si shkumë nga sipër. Shtojmë miellin, qumështin, gjalpin, vezën, sheqerin, pak kripë, i punojmë me duar të gjitha bashkë, deri sa të marë një formë të mirë brumi. Brumit i hedhim sipër një picetë dhe e lemë rreth 1 orë të fryhet brumi. Më pas në një sipërfaqe që hapni gatuani dhe sperkatim me miell. Vendosim brumin e përgatitur, e hapim me ndihmën e duarve (ose okllai, shkopin që hapni petët) si petë me trashësi 2 me 3 cm, marim një gotë, e vendosim sipër petës dhe presim në formë të rrumullakët, më pas me gisht ju hapim një hapsirë në mes, i vendosim lokumadhet në një tepsi me rradhë, i lemë për 10- 15 minuta të fryhen. Në një tigan të madh shtojmë vajin, sapo të skuqet vaji vendosim lokumadhet 3 nga 3 të skuqen duke i rrutulluar në të dyja anët. Më pas i vendosim në një pjatë me letër kuzhine të shtruar që të pij vajrat, sicç janë të nxehta i lyejm me sheqer dhe kanellë. Ju bëfshin mirë

Facebook Comments

MineralHygienics.com