November 23, 2024

Pulë me patate, qepë dhe karrota në furrë

Përbërësit për këtë recetë gatimi:

  • 1 pulë
  • 500 gr patate
  • 4 karrota
  • 2 qepë
  • 1 filxhan kafeje me vaj
  • piper, rigon

Përgatitja e pulës me qepë, patate dhe karrota në furrë:

Qërojmë patatet, qepët (të prera në feta te medha) dhe karrotat i hedhim në tas, i rregullojme me kripën, i shtojmë piper dhe rigon dhe gjysmën e vajit, i përziejm mirë e më pas i hedhim në tavë. Marim mishin, e presim në copa, e vemë në tas që kishim patatet, i shtojmë vajin e mbetur, piper, rigon dhe i lyejm mirë të gjitha copat. E vemë sipër patateve i shtojmë 2-3 gota ujë, i mbulojmë me letër alumini dhe e pjekim në 200 gradë rreth 1 orë. Para se ta nxjerrim, i heqim letrën e aluminit dhe e lemë për 10 minuta sa të mari ngjyrë. Ju bëftë mirë

Facebook Comments

MineralHygienics.com