Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave për dy vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Kështu deklaroi Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn, për të përditshmen gjermane “Die Welt”.
“Komisioni i BE-së do të rekomandojë së shpejti, me shumë mundësi deri në verë, që shtetet anëtare të fillojnë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Shqipëria, një vend kandidat për në BE-në që në vitin 2014 ka bërë shumë në luftën kundër krimit të organizuar” tha komisioneri Hahn “Die Welt”.
“Ne besojmë se të dy vendet kanë bërë reformat të rëndësishme në të shkuarën dhe në këtë mënyrë janë të kualifikuara për këtë hap” shtoi zyrtari i lartë i BE-së.