E bukur dhe provokuese, Kejvina Kthella i çmendi të gjithë me daljen e saj të parë në “Xing me Ermalin”.
Velina e re u kthye në vajzën më të komentuar në media dhe fakti nëse kishte veshur apo jo të brendshme e vuri në qendër të vëmendjes.
Dje Kejvina ishte e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit.
Gjatë bisedës ajo u pyet edhe se ku e sheh veten në të ardhmen.
“Të arrija të bëja diçka në televizion, pse jo. Ja një program si yti për shembull”, thotë velina e Ermalit.