Një video indinjuese është publikuar nga qytetarë në rrjete sociale.
Një polici i qarkullimit rrugor në Tiranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ ka bllokuar një ambulanc me alarmin e ndezur, për t’i hapur rrugë disa makinave qeveritare.
‘Nisma Thurje’ e ka publikuar videon e qytetarit bashkë me shqetësimin djhe revoltën e tij: “Shikoni pak se si polici bllokon ambulancën e urgjencës në trafik vetëm për ti hapur rrugën me prioritet një eskorte qeveritare. Pra ne le të vdesim, vetëm këta të pangopurit që drejtojnë të mos na lodhen në trafik.”