Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideruar pashpirtësi, papërgjegjshmi nga ana e shteti, mungesën e Sintromës, holluesit të gjakut në farmaci, prej 5 muajsh për të sëmurët që kanë vendosur valvula në zemër.
Në Kuvend, Berisha ka sulmuar nga salla, kryeministrin, pas fjaimin që mbajti ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Z.Ruçi, – iu drejtua Berisha kryetarit të Kuvendit për mungesën e ilaçit “Sintromë”, – kjo është në 80-90 % e barabartë me vdekje. Nëse valvula nuk merr holluesin e gjakut, krijon droçka që e çojnë drejt vdekjes të sëmurin.
Duke cituar mesazhin e një qytetari, “Xhevahir Bushati, banues në lagjen 14 në Shkozët, – Berisha lexoi: “…thuaji asaj ndrikullës përpara , ka fjalën për Ramën, se atë (ministren) nuk e llogarit kush – se ka 5 muaj që nuk gjendet “Sintromë” në farmacitë e vendit.
Nuk ka më katastrofë! Deri këtu…Se këta që luajnë me diamandë, si ky që foli para meje, e kanë të lehtë këtë botë, e kanë rozë, po këta që vdesin për valvulë se s’kanë “Sintromë” për të marrë e kanë Ferr, këtë botë. Kjo është super-emergjencë”, theksoi Berisha.