Si zakonisht, kryeministri Edi Rama kur i bëhen akuza dhe kur nuk ka asnjë argument për ti thënë, ka filluar me fyerje në Kuvendin e Shqipërisë.
Duke folur në foltoren e Kuvendit, Rama i është drejtuar deputetit të PD-së, Tritan Shehu, duke i thënë se ‘nuk jemi në kohën e Zogut, por sot po luftojmë me zogjtë’.
‘Ju jeni zogjtë e korbave’, është shprehur Rama duke sjellë reagimin e kreut të PD-së Lulzim Basha. Ky i fundit ka shkuar tek foltorja duke i kërkuar llogari Ramës.
Ky i fundit ka vazhduar me ofendime e fyerje, ndërsa opozita ka braktisur sallën e Kuvendit.