Mediat greke kanë pasqyruar gjerësisht qëndrimin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me negociatat me Greqinë, i cili refuzoi të japë autorizimin për negociatat finale.
“Presidenti shqipetarvë pengesa në negociimin mes Greqisë dhe Shqipërisë për marrëveshjen e përcaktimit të vijës detare mes dy vendeve”, shkruan “Proto Thema”.
Referuar mediave shqipetar, “Proto Thema” shkruan se “Presidenti Meta refuzoi kërkesën e minstrit të Jashtëm për të hyrë në fazën finale të negociatave, pasi vlerësoi se kërkesa është e paqartë”.
“Presidenti shqipetar iu vë flakën marrëdhënieve” shqipetaro-greke”, shkruan “Enikos.gr” dhe “To Pondiki” që kanë qenë më kritike ndaj Metës.
Lajmiështë publikuar pothuajse në të gjitha portalet e vendit, ku me një gjuhë kritike, mediet greke bëjnë kujdes që të kursejnë sulmet e drejtpërdrejta ndaj Presidentit Meta.
Kjo pasi, siç shkruajnë mediet, Meta është i pranueshëm nga të gjithë në Greqi, për shkak të toneve të tij të ulëta dhe bashkuese gjatë krizave të viteve të fundit në marrëdhëniet dypalëshe.
Mediat në Athinë shkruajnë se qëndrimi i Metës është në kuadër të luftës së brendshme të politikës në Tiranë dhe jo kundër një marrëveshjeje mes dy vendeve, të cilën Presidenti shqipetar e dëshiron më shumë se pothuajse kushdo në Tiranë.