Kryeministri Edi Rama e nis ditën duke publikuar fotografi apo video në profilin e tij në Facebook, ku u uron shqipetarëve ‘mirmëngjes’ në një mënyrë ndryshe.
Ditën e sotme ai ka zgjedhur Divjakën, duke publikuar një video.
Bëhet fjalë për një plantacion shegësh, të krijuar mbi tokat e kripëzuara të Divjakës.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje spektakolare të një plantacioni të ri shegësh që ka lindur mbi tokat e kripëzuara të Divjakës, si pjesa e parë e një projekti të madh transformues aty ku deri dje nuk mbillej dot asgjë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.