Së fundmi ajo ka shprehur dëshirën për t’u bërë politikane dhe kjo do të ishte një arsye shumë e fortë për të hequr dorë nga profesioni i saj, megjithëse fansat nuk janë aspak dakort.
Mesa duket, Lawrence aspiron të bëjë shumë gjëra në jetë, më parë kishte vendosur të hapte një fermë kafshësh, më pas të merrej me poçeri ndërsa tani është kthyer nga politika. Fakti që ajo nuk po vendos dot se çfarë do të bëjë për të ardhmen e saj po bëhet shumë e lodhshme nga media por edhe nga ndjekësit e saj të zjarrtë.