November 24, 2024

Katedralja e Shkodrës: Kërkoj lutjen tuaj për jetën e Noemit të vogël, dashnia e vetme e mbetun e nanës

Tragjedia e familjes Gjergji nga Shkodra ka tronditur gjithë Shqipërinë. Dom Vlashi nga Katedralja e Shën Shtjefnit në Shkodër, i cili ka vizituar të afërmit e familjes që janëprekur nga tragjedia, i ka bërë lutje publike qytetarëve të luten për shpëtimin e jetës së Noemit të vogël, që po lufton me vdekjen, “si dashnia e vetme e mbetun e nanës’.

Ja mesazhi drithërues i Dom Vlashit:

Shumë të dashtun e të nderum miq,

Sapo u ktheva nga Velipoja që kurrë nuk e pash ma ngusht, ma në zi e ma të plagosun.

Kërkoj lutjen Tuaj për jetën e Noemit 10 vjeç, që humbi baben, vëllain e vogël e motren, n’dashtë Zoti ta ruajë në jetë si dashninë e vetme të mbetun të nanës. Lutjen tuaj…, për gjithë atë popull të përlotun, të gjunjëzumë dhe në zemer të plagosun.

Kryqi i kësaj ngjarje peshon ma shumë se mund të mbajnë familjarët… Le të shpresojnë edhe njëhere se bijtë e saj, engjëjt e pafajshëm, nuk mund të treten në errësinë apo në asgja… por shpirti i tyne kjoftë i perqafumë nga krahët e mëshirshëm dhe të mirë të Zotit.

Kurrë nuk do të dyshoj se Dashnia gjithmonë do të ngadhenjejë mbi vdekjen!

Dom Vlashi

Katedralja e Shën Shtjefnit – Shkodër

Facebook Comments

MineralHygienics.com