Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka paralajmëruar se mund të kërkojë shkarkimin e Mynyr Konit nga posti i rektorit të Universitetit të Tiranës.
E pranishme në studion e Oranews, Nikolla u pyet nëse do të shkarkonte Rektorin, ndërsa u përgjigj se nuk është ndonjë herezi zbatimin i pikës 7.
“Unë jam ministrja e Arsimit që kam kërkuar shkarkimin e dy rektorëve mandatin e shkuar. Një është shkarkuar, tjetri është refuzuar nga Presidenti. Edhe kur rektori refuzonte, kam respektuar gjithë të drejtën e tij për t’u mbrojtur”, tha Nikolla.
Reagimi i ministres së Arsimit vjen në një kohë kur 4 dekanë kanë kërkuar shkarkimin e Rektorit, të cilit i është kundërvënë edhe Bordi i Administrimit të Universitetit.