Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, përmes një komenti në rrjetet sociale shkruan se ndërsa flitet për reforma, drejtësi, veting, KLP e KLGJ, nuk thuhet asnjë fjalë për punësimin, taksat, tregjet, bankat, investimet.
“Flitet edhe për tepsi, kazan e legenë. Flitet edhe për bukën falas të shtetarëve, por jo për ushqimin e popullsisë! Ekonomia e vendit është në depresion! Pa asnjë dyshim.
Nuk lëviz asgjë! Asnjë projekt serioz prodhues, asnjë investitor i huaj, asnjë tregëtar cilësor. Puna është bërë një gjë e pa gjetshme.
Shkolla nuk i hyn në punë askujt! Edhe ata që shkollohen jashtë e kthehen e kanë kot, se nuk i qas njeri! Krizë dhe e thellë madje! Shqiptarët ikin! Vetëm ikin, ku munden!”, shkruan Manjani.
Postimi i Ylli Manjanit
Kur ngopesh me lugë bosh…
Artur Zheji, në editorialin e tij me titull “Lufta politike, si ilaç për të luftuar depresionin ekonomik”, të para disa ditëve i ka rënë kokës!
Aq e vërtetë është kjo gjë sa ska më asnjë fjalë për ti shtuar.
Reforma, drejtësia, vettingu, KLGJ, KLP, KED, PPP, ONM, ambasadorët, SHIK, DASH, maxhoranca e opozita, Kushtetuta, gjykatat, marrëveshja politike e pesticide të tilla dominojnë fjalorin publik.
Asnjë fjalë e vetme për punesimin, taksat, investimet, tregjet, bankat, bisnesin, varferinë, projektet e zhvillimit!
Asnjë!
Në vend të tyre dëgjojmë: Kulla, koncensione, blerje të çuditshme pasurish, inceneratorë e shuma parash që qarkullojnë në pak duar.
Flitet edhe për tepsi, kazan e legenë. Flitet edhe për bukën falas të shtetarëve, por jo për ushqimin e popullsisë!
Ekonomia e vendit është në depresion! Pa asnjë dyshim.
Nuk lëviz asgjë! Asnjë projekt serioz prodhues, asnjë investitor i huaj, asnjë tregëtar cilësor.
Puna është bërë një gjë e pa gjetshme.
Shkolla nuk i hyn në punë askujt! Edhe ata që shkollohen jashtë e kthehen e kanë kot, se nuk i qas njeri!
Krizë dhe e thellë madje!
Shqiptarët ikin! Vetëm ikin, ku munden!
Depresion e shkuar depresionit. E kishte mbuluar disi hashashi këtë situatë, por tani që janë të detyruar ta mbyllin,nuk lëviz më asgjë!
Vetëm vriten e capalohen! Me silenciator ose me tritol, sipas sasisë së mllefit, vriten! Madje në zonën elektorale të Kryeministrit vriten më shumë!
Kjo është pasoja e ekonomisë së hashashit!
Fiks si në kohën e piramidave, kur filluan të bien!
Bankat nuk gjejnë thuasje asnjë projekt serioz për ta financuar. Kullat e larta nuk janë projekte serioze, përkundrazi të rrezikshme për tu financuar.
Nuk ka ku bëhet me keq!
Ndaj qeveria ju hedh njerezve politikë e skandale! Vetëm lugë bosh kërcasin…
Dhe njerëzit …… i hanë!
Na bëftë mirë!